• e mërkurë, 03 korrik 2024

Tetë persona të lënduar në aksidentin në rrugën Lisicani – Plasnicë

Tetë persona të lënduar në aksidentin në rrugën Lisicani – Plasnicë

Shkup, 10 prill 2024 (MIA) - Tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në ora 23:45 në rrugën lokale nga fshati Lisiçan në fshatin Pllasnicë.

"Mbrëmë në ora 23:45, në DPB Kërçovë është raportuar se në rrugën lokale nga fshati Lisicani në fshatin Plasnicë, afër fshatit Lisicani, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti të udhëtarëve Audi me targa nga Makedonski Brod, i drejtuar nga 17 vjeçari nga Makedonski Brod dhe automjeti "Opel Astra" me targa nga Makedonski Brod e drejtuar nga N.N. (19) nga fshati Lisiçan", theksohet në buletinin e sotëm të MPB-së.

Në aksident, siç informojnë nga MPB-ja, lëndime të rënda ka pësuar vozitësi N.N., ndërsa me lëndime ka pësuar edhe shoferi i mitur dhe gjashtë udhëtarë nga dy automjetet, konstatohet në Qendrën mjekësore Kërçovë.

Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga DPB Kërçovë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR