• e shtunë, 29 qershor 2024

Terziq: Nuk merituam një disfatë të tillë, luajtëm shkëlqyeshëm

Terziq: Nuk merituam një disfatë të tillë, luajtëm shkëlqyeshëm

Londër, 2 qershor 2024 (MIA) - Trajneri i Borusia Dortmundit, Edin Terziq deklaroi se është krenar për ekipin, por ka theksuar se klubi i Dortmundit ka merituar më shumë në finalen e Ligës së kampionëve, transmetojnë mediat gjermane.

Lojtarët e Borusisë mbrëmë janë mposhtur në Londër nga Reali me rezultat 2:0 në finalen e Ligës së kampionëve.

"Treguam një lojë të shkëlqyer, merituam më shumë se një humbje 2:0. Luajtëm kundër ekipit më të fortë në këtë garë, luajtëm shkëlqyeshëm. I treguam gjithë botës se erdhëm për të fituar, jo vetëm për të luajtur një ndeshje. Kemi bërë shumë gjëra të mira. Ishim afër", ka thënë Terziq për mediat gjermane.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR