Ter Shtegen pas 12 vitesh pritje në portën e Gjermanisë
- Kapiteni i Barcelonës, Mark-Andre ter Shtegen, për herë të parë pas 12 vitesh përsëri do të qëndrojë në portën e Gjermanisë në ndeshjen e së shtunës kundër Hungarisë në Ligën e kombeve në Dyseldorf.
Berlin, 6 shtator 2024 (MIA) – Kapiteni i Barcelonës, Mark-Andre ter Shtegen, për herë të parë pas 12 vitesh përsëri do të qëndrojë në portën e Gjermanisë në ndeshjen e së shtunës kundër Hungarisë në Ligën e kombeve në Dyseldorf.
“Ky është një melhem për zemrën time”, tha Ter Shtegen të enjten, të cilin trajneri gjerman Julian Nagelsman e konfirmoi si portier numër një pas 12 vitesh pritje nën hijen e Manuel Noerit.
Noer vendosi të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar në fund të gushtit në moshën 38-vjeçare dhe më në fund t'ia dorëzojë dorezat Ter Shtegenit i cili në moshën 32-vjeçare pas vetes ka vetëm 40 paraqitje për kombëtaren gjermane, kundrejt 124-të të Noerit.
Duke mbërritur në Katalonjë në vitin 2014 nga Borusia Menhengladbah, Ter Shtegen e fitoi Ligën e kampionëve në vitin 2015, si dhe pesë tituj të La Ligës dhe pesë Kupa të Spanjës me Barcelonën. ls/
Foto: IKS