• e premte, 05 korrik 2024

Ten Hagu pas debaklit me Kristal Palasin: Kjo është një humbje e merituar

Ten Hagu pas debaklit me Kristal Palasin: Kjo është një humbje e merituar

 Londër, 7 maj 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester junajtedit, Erik ten Hagu, është përqendruar në humbjen e mbrëmshme të lartë në Londër nga Kristal Palasi.

 Nikoqirët në ndeshje të xhiros së 36-të të Kamionatit Anglez të Futbollit festuan triumfin  me 4:0.

 "Si Mançester junajted, duhet të jemi më të mirë. Lojtarët që ishin në dispozicion duhet të performojnë më mirë. Kjo është një humbje e merituar. Performanca nuk ishte ashtu si e prisnim. Nuk mund të fokusohemi vetëm në mungesën  e Kasemiros. Duhet të fokusohemi në lojën ekipore. Duhet të rregullohemi të dielën. Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje dhe të përmirësohemi", tha Ten Hagu për "BBC Sport".

 Mançester junajted me 54 pikë është i 8-ti në renditje në Premierligën, Kristal Palasi ka 43 pikë në vendin e 14-të.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR