• e hënë, 02 shkurt 2026

Temperaturat e mëngjesit nën zero, nga sot reshje të reja shiu

Temperaturat e mëngjesit nën zero, nga sot reshje të reja shiu

Shkup, 2 shkurt 2026 (MIA) - Temperatura deri në -7 gradë Celsius janë matur këtë mëngjes në Kodrën e Diellit. Temperatura nën zero janë matur edhe në Berovë, Hanet e Mavrovës, Krushevë, Kriva Pallankë, Tetovë dhe Vinicë. Temperatura më e lartë e mëngjesit prej tre gradë Celsius është matur në Gjevgjeli.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), më shumë shi në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli (26 litra për metër katror) dhe Demir Kapi (20 litra për metër katror).

Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe bore me intensitet të ulët, kryesisht në pjesët veriperëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior, ku më e theksuar do të jetë përgjatë Vardarit.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 2 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup, mot i ngjashëm me erë të dobët. Temperatura maksimale do të arrijë 6 gradë Celsius.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR