• e hënë, 23 dhjetor 2024

Teknologjitë moderne dhe aftësitë sipërmarrëse në bujqësi u prezantuan në FSHBU në Shkup

Teknologjitë moderne dhe aftësitë sipërmarrëse në bujqësi u prezantuan në FSHBU në Shkup

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - "Aftësitë për ndërmarrësi dhe përdorimin e teknologjive moderne në bujqësi" u mbajt sot në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në Shkup, organizuar nga Fondacioni Zhvillimor i Maqedonisë për Ndërmarrje.

Siç informon organizatori, para disa studentëve, profesorëve, palëve të interesuara nga sektori i bujqësisë u prezantuan tema për rëndësinë e përdorimit të teknologjive moderne dhe aftësive sipërmarrëse në bujqësi.

"Qëllimi i ngjarjes ishte demonstrimi se si teknologjitë moderne të kombinuara me aftësitë sipërmarrëse mund të kontribuojnë në krijimin e vlerës ekonomike në sektorin e bujqësisë. Në këtë ngjarje u ndanë praktikat e mira të aplikimit të teknologjisë moderne nga Maqedonia, Gjermania, Austria, Sllovenia dhe Greqia. U përfshinë sisteme për menaxhimin automatik të makinerive bujqësore dhe shërbimet në fushën e bujqësisë precize", thuhet në kumtesë. 

 

Përfaqësuesit e Fondacionit të Maqedonisë për Zhvillim për Ndërmarrjet përmes shembujve theksuan rëndësinë e përdorimit të teknologjisë digjitale në bujqësi, përfshirë përdorimin e sensorëve në prodhimin e bimëve dhe kafshëve, përdorimin e dronëve bujqësore, makinerive autonome dhe sistemeve të përshtatura për menaxhimin automatik të makinerive bujqësore.

Para të pranishmëve u prezantuan edhe mundësitë për financimin e transformimit digjital përmes blerjes së teknologjisë moderne në bujqësi dhe mbështetjes financiare në formë të granteve të ofruara nga Fondacioni Zhvillimor i Maqedonisë për Ndërmarrje. U promovua gjithashtu programi "AgriSkills" dhe platforma e trajnimit "AgriSkills 4.0" e destinuar për palët e interesuara nga sektori i bujqësisë, të cilët duan të mësojnë dhe trajnohen me aftësitë e nevojshme për transformimin digjital në bujqësi.

 Ngjarja "Aftësitë për sipërmarrjen dhe përdorimin e teknologjive moderne në bujqësi" është pjesë e programit "AgriSkills" financuar nga Bashkimi Evropian, përmes programit "Erasmus +". Pas programit "AgriSkills" qëndron një partneritet strategjik i pesë organizatave evropiane nga Maqedonia e Veriut, Gjermania, Austria, Sllovenia dhe Greqia. qa

Foto: Fondacioni Zhvillimor i Maqedonisë për Ndërmarrjet

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR