• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për "balancuesin" është i nxituar, dikush ndoshta dëshiron të flasë për këtë dhe të defokusohet nga tema të tjera më të rëndësishme

Taravari: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se është i nxituar, por ai është vendim i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse, siç thotë “nuk na duhen situata të tilla të tensionuara”.

Sipas Taravarit, koalicioni qeveritar ka pasur marrëveshje që të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë të të gjitha bashkësive, megjithatë jo vetëm përkatësi etnike, por edhe për kategori të tjera. 

“Gjykata Kushtetuese, për fat të keq, janë gjykatës të zgjedhur, edhe pse gjykatësit duhet të jenë neutral. Megjithatë, nuk mendoj se kemi nevojë për situata kaq të tensionuara në këtë moment. Përkundrazi, me VMRO-DPMNE-në, para se të fillonte koalicioni, kishim një marrëveshje që të merremi vesh për Ligjin për përfaqësim të trejtë të të gjitha bashkësive dhe më pas për ‘balancuesin’. Megjithatë, disi u nxitua. Dikush mund të ketë dashur të flasë për këtë dhe të defokusohet nga tema të tjera më të rëndësishme”, deklaroi Taravari, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit ndërmjet Ambasadës Japoneze dhe KU për Sëmundjet e Fëmijëve.

Vazhdoj, theksoi Taravari, në qëndrimin se “balancuesi” ishte vegël e mirë, megjithatë kohën e fundit ishte keqpërdorur shumë. 

“Në komunat shqiptare regjistroheshin si maqedonas, që të punësohen shqiptarë, ndërsa në përgjithësi në administratën qendrore shtetërore shumë maqedonas regjistroheshin si romë, turq, shqiptarë që të pranoheshin në punë. Dhe kjo, tashmë ishte vegël që keqpërdorej me të madhe. Duhet të gjejmë zgjidhje që të gjitha kategoritë e njerëzve të përfaqësohen në administratën shtetërore”, deklaroi Taravari. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR