• e shtunë, 23 nëntor 2024

Taravari: Nuk është e ndaluar të përdoret vetëm Maqedoni, por pres që Siljana Davkova të përdorë emrin kushtetues në të ardhmen

Taravari: Nuk është e ndaluar të përdoret vetëm Maqedoni, por pres që Siljana Davkova të përdorë emrin kushtetues në të ardhmen

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili ishte edhe kandidat për president nga koalicioni VLEN, i cili filloi negociata për përbërje të qeverisë së re me VMRO-DPMNE-në, thotë se nuk është e ndaluar kur flitet publikisht të përdoret vetëm Maqeodni, pa "Republikë" dhe pa "e Veriut" dhe shton se ai vetë shpesh thotë vetëm Maqedoni, dhe nuk e përdor as "Republikë" as "e Veriut".

Ai duke e komentuar betimin e presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova, e cila nuk e përdori emrin kushtetues, por vetëm Maqedoni, theksoi se mendon se Davkova e ka bërë në euforinë e fushatës zgjedhore.

"Mendoj se zonja Davkova është ende në euforinë e zgjedhjeve. Nuk mendoj se e ka bërë me vetëdije. Këtë e bëri në mënyrë më deklarative për të treguar se ka njëfarë konsistence me fushatën zgjedhore. Deklarata si president është me “Maqedonia e Veriut”, dje pas inaugurimit ishte njëjtë “Maqedonia e Veriut”. Para se të vija këtu, më informuan se dje ka deklaruar se ashtu e ka përdorur, por se në të ardhmen do ta përdor emrin kushtetues si Maqedonia e Veriut", tha Taravari për “Click Plus” në TV21.

 

СООПШТЕНИЕ

 

Më herë nga Koalicioni VLEN, pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit gjatë betimit në Kuvend, tha se nuk duhet të hapen plagë të vjetra dhe se presidenti duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës.

  •  

"Shprehim shqetësimin tonë për ndikimin e emocioneve të fushatës zgjedhore në racionalitetin e hapave të parë në realpolitikë. I kuptojmë ndjenjat e popullit maqedonas, por nuk ka shans të dytë për një përshtypje të parë për kreun e ri të shtetit. Presidenti i Republikës duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës, sidomos kur bëhet fjalë për një profesoreshë të së Drejtës kushtetuese", qëndron në kumtesën për mediat në ditën e inaugurimit nga partia Besa nga Kaolicioni VLEN.

Maqedonia e Veriut, shtuan, është anëtare e plotfuqishme e Aleancës së NATO-s dhe negociatat me BE-në kanë filluar, por ndryshimet kushtetuese na presin përpara për të vazhduar në rrugën evropiane.

"Nuk kemi nevojë për hapjen e plagëve të vjetra. Ndaj është mirë që presidentja e re nënshkroi betimin me emrin kushtetues, që është ende një shenjë se realiteti de fakto pranohet prej saj", thuhet në kumtesën e VLEN-it.

Информирани сме дека постои интерен допис во чии рамки се бара враќање на едно возило кое го користи претседателот. Не знаеме кој е мотивот за ваквиот допис, но напоменуваме дека безбедноста

 

Pas reagimeve të shumta dje nga kabineti i saj dërguan kumtesë në të cilën theksohet se presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova në daljet e saj publike ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim, duke respektuar të drejtat themelore të njeriut dhe lirive në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane.

Presidentja Siljanovska Davkova, siç theksohet në kumtesën, do t'i përmbahet zbatimit zyrtar të emrit kushtetues.

"Sipas Kushtetutës, siç është përgatitur nga shërbimet e Kuvendit, betimi solemn është nëshkruar me përdorimin e emrit kushtetues. Institucionet e Maqedonisë në pesë vitet e fundit pothuajse plotësisht i kanë përmbushur obligimet e tyre nga Marrëveshja e Prespës dhe presidentja pret të gjithë partnerët e RMV-së t'i respektojnë obligimet dypalëshe dhe shumëpalëshe që i kanë ndërmarrë ndaj vendit", thuhet në kumtesën, informoi dje kabineti i Siljanovska Davkovës. ls/ 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR