• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari merr pjesë në takimin e 74-të rajonal të OBSH-së në Kopenhagë

Taravari merr pjesë në takimin e 74-të rajonal të OBSH-së në Kopenhagë

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot merr pjesë në hapjen solemne të Takimit të 74-të rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

"Kjo ngjarje e rëndësishme është e përkushtuar për përpjekjet e përbashkëta në përmirësimin e shëndetit publik dhe zhvillimin e sistemeve shëndetësore në rajon. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga vende të ndryshme, pritet një shkëmbim produktiv i ideve dhe zgjidhjeve strategjike për sfidat në sektorin e shëndetësisë", informoi Taravari.

Pjesëmarrja e ministrit Taravari e konfirmon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë aktive në dialogun global mbi avancimin e shëndetit publik dhe përballimin e sfidave aktuale në sektorin e shëndetësisë. bsh/

Foto: Arben Taravari

 

QËNDRONI TË LIDHUR