• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari: Kur përkatësia etnike është kategori kushtetuese, nevojitet ligj i ri

Taravari: Kur përkatësia etnike është kategori kushtetuese, nevojitet ligj i ri

 Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve që ta komentojë shfuqizimin e "balancuesit" nga ana e Gjykatës Kushtetuese, tha se pasi përkatësia etnike është kategori kushtetuese, nevojitet ligji i ri.

"Gjykata Kushtetuese për 100 ditë vendosi t'i nxjerrë në sipërfaqe problemet që qëndrojnë prej vitesh, 4-5 vite. Këto janë probleme që duhet të zgjidhen. Mendoj se përktësia etnike tashmë është kategori kushtetuese. Shpresoj që së shpejti të ketë një ligj të ri. Kur është kategori kushtetuese duhet të ketë edhe ligj. Do të ketë ligj të ri që do të parashikojë përfaqësim jo vetëm etnik, por edhe që të gjitha kategoritë e njerëzve që jetojnë në shtet të kenë përfaqësim të drejtë në institucionet e sistemit, në institucionet e shtetit. Ne presim, ligji është gati nga ana jonë, presim edhe mendime nga ekspertë ndërkombëtarë dhe Komisioni Evropian dhe shpresoj që së shpejti ta procedojmë ligjin në Parlament", tha Taravari. 

 Gjykata Kushtetuese në seancë mori vendim për shfuqizimin e  "balancuesit" - mjeti i punësimit sipas përkatësisë nacionale në institucionet shtetërore. Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ndërkaq, paralajmëroi se koalicioni Vlen do të ofrojë zgjidhje për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. qa/

Foto dhe video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR