• e diel, 22 dhjetor 2024

Takimi konstituiv i Këshillit NATO-Ukrainë në Vilnus, Kovaçevski e vlerësoi Samitin si një mundësi unike për të demonstruar unitetin e anëtarëve

Takimi konstituiv i Këshillit NATO-Ukrainë në Vilnus, Kovaçevski e vlerësoi Samitin si një mundësi unike për të demonstruar unitetin e anëtarëve

Vilnius, 12 korrik 2023 (MIA) – Takim konstituiv i Këshillit NATO-Ukrainë do të mbahet sot në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Vilnus, e cila është një nga tri masat që aleatët miratuan dje në seancën e parë të Këshillit të Atlantikut të Veriut të nivelit më të lartë në pakon për afrimin e Ukrainës me Aleancën.

Në Samitin në kryeqytetin e Lituanisë, siç njoftoi reporteri i MIA-s nga Vilnius, delegacioni i Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili dje vlerësoi se ky është një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili vjen në një moment të rëndësishëm kur lufta praktikisht po zhvillohet në Ukrainë. Në delegacion janë ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Slavjanka Petrovska dhe Bujar Osmani.

Për sot është caktuar sesioni i dytë i Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel krerësh shtetesh apo qeverish me Suedinë, partnerë nga Indo-Paqësori dhe BE.

"E filluam takimin e parë të Këshillit Veriatlantik, në të cilin flasim për konceptin strategjik për zhvillimin e kapaciteteve në mbrojtje dhe modernizimin e mbrojtjes. Temë e takimit është edhe përforcimi i rezistencës së anëtareve të NATO-s drejt kanosjeve kibernetike në rritje. Samiti i NATO-s është mundësi unike për të gjithë aleatët për ta dëshmuar forcën dhe unitetin lidhur me detyrat tona vijuese dhe të ardhshme", publikoi Kovaçevski mbrëmë në Fejsbuk.

Ќе донесеме одлуки за зголемување на практичната и политичка поддршка за Украина. Тоа ќе ја приближи Украина до НАТО, каде што и припаѓа“, рече Столтенберг во својот воведен говор, додавајќи

 

Dita e parë e Samitit kaloi në dritën e çështjes për rrugën e ardhshme të Ukrainës drejt NATO-s, të pritshmërive për anëtarësimin e plotë të Suedisë në Aleancë, pasi pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrin suedez Ulf Kristerson pardje. Erdogan u zotua se Parlamenti turk do të ratifikojë sa më shpejt protokollin për pranimin e Suedisë, por edhe me fokus nevojën për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e vendevee anëtare.

Është rënë dakord për një pako prej tre elementësh për afrimin e Ukrainës me NATO-n - krijimi i Këshillit NATO-Ukrainë, rritja e ndërveprimit të forcave të armatosura të Ukrainës me forcat e Aleancës dhe heqja e Planit të Veprimit të Anëtarësimit, i cili do të reduktonte Procesin e afrimit të Ukrainës nga dy në një fazë.

Në konkluzionet, aleatët dërguan një mesazh të qartë se mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por do të dërgojnë një ftesë që do të krijojë kushte për të, e cila ishte vërejtje e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, i cili tha se nuk ka një afat kohor të qartë, qoftë për ftesën, qoftë për anëtarësimin.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se një detyrë kryesore është që Ukraina të mbijetojë si një shtet i pavarur dhe sovran në Evropë, dhe për këtë arsye është e nevojshme të dërgohet mbështetje ushtarake, sepse "nëse nuk mund ta mbrojmë atë si një vend demokratik evropian, atëherë nuk mund të flitet fare për anëtarësimin e saj në Aleancë".

Sot aleatët dakorduan pako prej tre elementesh për afrimin e Ukrainës pranë NATO-s. I pari, program të ri shumëvjeçar për ta ndihmuar Ukrainën. Të mundësohet tranzicioni i kohës sovjetike nda

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden tha dje se ishte dakord me "formulimin e propozuar për mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në të ardhmen".

Stoltenberg ka sqaruar dje edhe pakon për Ukrainën, duke theksuar se është një pako e fortë dhe një rrugë e qartë përpara drejt anëtarësimit në NATO.

Kovaçevski dje përmendi se në lidhje me bashkëpunimin me Ukrainën do të formohet Këshilli NATO-Ukrainë, në të cilin në të ardhmen mund të merren vendime, të cilat kanë të bëjnë me bashkëpunimin e përbashkët për financimin e të gjitha nevojave të shtuara të mbrojtjes.

Одлуки во однос на регионалните аспекти на одбраната, во однос на приближувањето на Украина во НАТО, но и дефинирање на трошоците за одбраната на земјите-членки ќе бидат дел од одлуките, кои

"Lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm me Ukrainën, Maqedonia e Veriut ka një qëndrim shumë të qartë. Ne, si shteti i 30-të anëtar, mbështesim gjithmonë një derë të hapur për anëtarësim në NATO, por sigurisht në fund të fundit merren parasysh aspektet e sigurisë të momentit aktual. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme, NATO ka treguar se është unike si kurrë më parë dhe është marrë një vendim i madh që Suedia të jetë vendi i 32-të anëtar i NATO-s, tha Kovaçevski.

Në seancën e djeshme të Këshillit Finlanda u mirëprit si anëtarja e 31-të e plotë e NATO-s dhe Stoltenberg tha se mezi presin të mirëpresin edhe Suedinë, sipas marrëveshjes që ka arritur me Erdoganin dhe Kristershon.

Liderët e NATO-s miratuan gjithashtu planin më gjithëpërfshirës të mbrojtjes që nga fundi i Luftës së Ftohtë, i cili synon të trajtojë dy, siç tha Stoltenberg, "kërcënimet kryesore me të cilat përballemi: Rusia dhe terrorizmi".

Sipas planeve të reja, NATO do të ketë 300,000 ushtarë në gatishmëri të lartë, duke përfshirë forca të konsiderueshme ajrore dhe detare.

Liderët e vendeve anëtare u angazhuan gjithashtu për rritjen e fondeve të investuara në mbrojtje, dhe dy për qind që u vendosën si synim që nga Samiti në Uells në 2014, tani janë bërë pragu minimal për të investuar në forcat mbrojtëse të secilit anëtar veç e veç. .

„Литванија никогаш не ја земала слободата здраво за готово. Отсекогаш сме биле верни на принципот „Еден за сите и сите за еден“, кажа претседателот Наузеда на почетокот на Северноатлантскиот

Maqedonia e Veriut aktualisht ndan 1.85 për qind të BPV-së së saj për mbrojtje, dhe planifikohet të arrijë minimumin prej dy për qind vitin e ardhshëm, dhe siç tha dje Kovaçevski, vendi investon 30 për qind të buxhetit të saj në modernizimin e forcave të armatosura, që është mbi 20 përqind të rekomanduar.

Kryeministri Kovaçevski dje në margjinat e takimit, realizoi takim bilateral me kryeministren e Estonisë, Kaja Kala, ndërsa për sot është planifikuar takim edhe me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis. Ai gjithashtu pati një takim të shkurtër jozyrtar me presidentin amerikan, Xho Bajden.

"Takimi me presidentin e SHBA-së Xho Bajden, në Samitin e NATO-s, ishte një mundësi për të biseduar shkurt për rëndësinë e integrimit evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si një nga parakushtet për sigurimin e paqes. stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetir të rajonit”, ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk.  

Kovaçevski pati edhe takime të shkurtra jozyrtare me kryeministrin bullgar, Nikolai Denkov, kryeministrin britanik, Rishi Sunak, presidentin slloven Robert Golob dhe presidentin malazez, Jakov Milatoviq.

Gjithsej 48 delegacione të huaja me 2,400 anëtarë, duke përfshirë 40 krerë shtetesh apo qeverish dhe mbi 150 zyrtarë të lartë po marrin pjesë në samitin dy-ditor. Në Samitin e Vilnusit, përveç krerëve të shteteve apo qeverive të anëtarëve të NATO-s, marrin pjesë edhe liderët e Australisë, Zelandës së Re, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Bashkimit Evropian.

Samiti po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. Për sigurinë e saj janë përgjegjës 12 mijë anëtarë të strukturave të ndryshme të sigurisë. Rreth katër mijë ushtarë po sigurojnë ngjarjen, nga të cilët rreth një mijë janë dërguar nga 16 anëtarë të Aleancës.

Në Samitin e NATO-s në Vilnus, u akredituan mbi një mijë gazetarë dhe punonjës të medias. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s/EPA/NATO

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR