• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takimi i presidentes Siljanovska Davkova me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

Takimi i presidentes Siljanovska Davkova me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Shkup realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili mori pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore. 

Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, të cilat ushqejnë marrëdhënie tradicionalisht miqësore, me zhvillimin e bashkëpunimit në disa sfera me interes të ndërsjellë, në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO Aleancën.

Presidentja Siljanovska Davkova, siç njoftojnë nga Kabineti i saj, u falënderua për mbështetjen e gjithanshme që Turqia i jep vendit tonë, si në planin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh dhe shprehu pritshmërinë që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim u theksua edhe roli i rëndësishëm i komunitetit turk në vend, i cili i forcon edhe më tej lidhjet e mira me Turqinë.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe ministri Fidani shkëmbyen mendime dhe informacione për gjendjen aktuale në rajonin e gjerë, si dhe për sfidat në lidhje me aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. qa/

Foto: Kabineti i Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR