• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takimi i Gashit me bashkëreferuesit e APKE-s për dialogun postmonitorues me Maqedoninë e Veriut

Takimi i Gashit me bashkëreferuesit e APKE-s për dialogun postmonitorues me Maqedoninë e Veriut

Shkup, 23 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me bashkëreferuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për dialogun postmonitorues me Maqedoninë e Veriut - Sibel Arslan, nga Zvicra nga Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve, dhe Xhozef O'Rajli, nga Irlanda nga Grupi i Partive Popullore Evropiane, që janë për vizitë dyditore në vend, njoftoi pres shërbimi i Kuvendit.

Në takim, u theksua se roli i Këshillit të Evropës është me rëndësi thelbësore për zhvillimin demokratik evropian, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës, dhe se mekanizmat dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjithmonë janë konsideruar si shprehje e mbështetjes për zhvillimin demokratik dhe atyre u është kushtuar vëmendje e madhe. 

Bashkëreferuesit u interesuan për zhvillimet aktuale në skenën politike dhe fokusi ishte te reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Në fund u shpreh se gjatë vizitës dyditore të punës, referuesit do të kenë mundësinë të vënë në dukje progresin e arritur që nga vizita e fundit e tillë në vitin 2019 dhe se raporti, i cili do t'i paraqitet Komisionit të Monitorimit, e më pas anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, do të jepte një pasqyrë objektive të situatës në vend. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR