• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Nikolloski-Marinaseku: Jemi të fokusuar në zhvillimin e transportit të shpejtë përgjatë rrjetit transportues evropian

Takim Nikolloski-Marinaseku: Jemi të fokusuar në zhvillimin e transportit të shpejtë përgjatë rrjetit transportues evropian

Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski realizoi takim pune me Marian-Zhan Marinesku, koordinator i korridorit të sapoformuar transportues Ballkani Perëndimor - Mesdheu lindor. Në takim është diskutuar për aktivitetet qeveritare dhe projektet që realizohen në korridoret transportuese evropiane, me theks të veçantë të korridorit 8 i cili është pjesë e korridorit të sapoformuar transportues Ballkani-Perëndimor - Mesdheu Lindor.

Zëvendëskryeministri Nikolloski ka theksuar se Qeveria është e fokusuar në zhvillimin e të gjitha llojeve të transportit përgjatë rrjetit transportues transevropian me të cilën Maqedonia jep kontribut të madh në zhvillimin dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal përmes modernizimit të infrastrukturës transportuese.

Gjithashtu, ai e ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë për mbindërtimin e korridorit  rrugor dhe hekurudhor 8, si dhe gatishmërinë për ndërtimin e hekurudhën eksprese të Korridorit 10 si kusht për zhvillim rajonal dhe integrim me tregjet e BE-së.

"Jemi të gatshëm për implementimin e planeve aksionare për ndërtimin dhe modernizimin e rrugëve, rritjen e sigurisë së rrugëve, avancimin e sistemit hekurudhor, lehtësimin transportues dhe multimodalitet. Në atë drejtim jemi fuqishëm të përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës transportuese dhe ndërmarrim aktivitete për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrjetit transportues e cila është pjesë e bazës dhe rrjetit gjithëpërfshirës të korridoreve transportuese evropiane. Përmirësimi i lidhshmërisë në kuadër të Ballkanit Perëndimor, si dhe ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është faktor kyç për integrimin e mëtejshëm i cili do të sjellë përfitime të qarta për ekonomitë dhe qytetarët e rajonit, si dhe stimulim i rritjes ekonomike në nivel rajonal dhe nacional", ka theksuar zëvendëskryeministri Nikolloski.

Në takim morën pjesë edhe drejtorët e NP Infrastrukturë Hekurudha, Sinisha Ivanovski, të ASH Hekurudhat Transport, Dejan Koshutiq, si dhe zëvendësambasadori i BE-së në Maqedoni, Ben Nupno. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR