Takim Mucunski-Presker
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker.
- Post By Sara Ademi
- 13:03, 15 korrik, 2024
Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker.
Në takim, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, është shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimi i suksesshëm, ndërsa janë shkëmbyer edhe mendime për gjendjet aktuale, si në dy vendet ashtu edhe në rajon.
"Në biseda, fokus i veçantë ishte vendosur në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, me ç'rast ministri Mucunski dërgoi falënderim për mbështetjen e fortë dhe të padyshimtë nga Sllovenia. Njëherit, ishte theksuar se anëtarësimi ynë në BE është i rëndësishëm edhe nga aspekti i përforcimit të stabilitetit rajonal dhe evropian", thuhet në kumtesën e MPJ-së.
Në takim u konfirmua se Republika e Sllovenisë mbetet jashtëzakonisht partner i rëndësishëm, si për zhvillimin e kapaciteteve për realizimin e prioriteteve të jashtme-politike, ashtu edhe për zbatimin e reformave, përmes ndarjes së përvojave të tyre për përparimin e kapaciteteve administrative dhe ligjvënëse të vendit.
Njëherit, është përshëndetur edhe bashkëpunimi në Aleancën e NATO-s, si dhe në suaza të organizatave tjera ndërkombëtare. sa/
Foto: MPJ