• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim Mickoski - Vadeful: Tema të bisedimeve thellimi i bashkëpunimit, sfidat rajonale dhe nismat e reja të përbashkëta

Takim Mickoski - Vadeful: Tema të bisedimeve thellimi i bashkëpunimit, sfidat rajonale dhe nismat e reja të përbashkëta

Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sonte realizoi takim me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Johan Vedeful, i cili po qëndron për vizitë pune në vend në kuadër të turit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim, siç është bërë e ditur në profilin në Fejsbuk të kryeministrit Mickoski, është biseduar për sfidat rajonale aktuale dhe mundësitë për nisma të përbashkëta. 

 “Sot realizova takim me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Johan Vadeful. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmejt dy vendeve, sfidat rajonale aktuale dhe mundësitë për nisma të reja të përbashkëta”, bëhet e ditur në njoftimin e kryeministrit Mickoski. 

Paraprakisht sonte ishte paralajmëruar takim i Vadeful edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. fc/

Foto: Mickoski në Fejsbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR