Takim lamtumirës i Xhaferit me ambasadoren Marija Petroviq
- Kryetari Xhaferi, në takimin e sotëm të lamtumirës me ambasadoren e Malit të Zi, SH.S. Marija Petroviq, shprehu kënaqësi nga takimi dhe falënderoi për kontributin e saj në marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve. Konfirmoi se si dy vende anëtare të Aleancës së NATO-s, kemi bashkëpunim në fushën e sigurisë a në të njëjtën kohë bashkëpunimi zhvillohet edhe në planin e aspiratave të përbashkëta për integrim në Bashkimin Evropian.
12 dhjetor 2023
Kryetari Xhaferi, në takimin e sotëm të lamtumirës me ambasadoren e Malit të Zi, SH.S. Marija Petroviq, shprehu kënaqësi nga takimi dhe falënderoi për kontributin e saj në marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve. Konfirmoi se si dy vende anëtare të Aleancës së NATO-s, kemi bashkëpunim në fushën e sigurisë a në të njëjtën kohë bashkëpunimi zhvillohet edhe në planin e aspiratave të përbashkëta për integrim në Bashkimin Evropian.
Kryetari Xhaferi, më tej theksoi se si rajon ballafaqohemi me sfida të vështira siç ishte pandemia me KOVID, lufta aktuale në Ukrainë dhe konflikti në Gazë. Dhe në kohëra të këtilla të vështira, me bashkëpunim të sinqertë arritëm të mbajmë marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet vendeve tona dhe të japim kontributin tonë për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
E informoi ambasadoren në largim për zgjedhjet e parashikuara presidenciale dhe parlamentare në pranverë të vitit të ardhshëm dhe shprehu shpresë se prej të gjithë faktorëve politikë do të kuptohet përgjegjësia historike për vendin dhe se do të mund të vazhdojmë rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Ambasadorja Petroviq shprehu falënderim të madh për bashkëpunimin e shkëlqyer me Kryetarin Xhaferi dhe në përgjithësi për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, si në planin bilateral, ashtu edhe në planin multilateral dhe shprehu besim se i njëjti do të vazhdojë me ritmin e njëjtë edhe me ambasadorin e ri të Malit të Zi në vendin tonë.
Kryetari Xhaferi i ndau ambasadores Petroviq Mirënjohje për punën e saj të suksesshme dhe i uroi sukses në angazhimin e mëtejshëm profesional.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut
_______________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto:Kuvendi i Maqedonisë së Veriut