Takim lamtumirës i ministrit Misajllovski me ambasadorin kinez Xhang Xuo
- Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e RP të Kinës, Xhang Xuo, ku ishte i pranishëm edhe atasheu i mbrojtjes, nënkolonel Zu Ning.
- Post By Fami Bajrami
- 13:35, 24 korrik, 2024

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin e RP të Kinës, Xhang Xuo, ku ishte i pranishëm edhe atasheu i mbrojtjes, nënkolonel Zu Ning.
Ministri Misajlovski, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, e falënderoi ambasadorin Xuo për kontributin e tij aktiv në ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve gjatë mandatit të tij dhe i uroi suksese në detyrën e re. rq/bsh/
Foto: Ministria e Mbrojtjes