• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim i zëvendëskryeministres Gërkovska me përbërjen e re të Komisionit Antikorrupsion

Takim i zëvendëskryeministres Gërkovska me përbërjen e re të Komisionit Antikorrupsion

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Nevoja nga fuqizimi i kapaciteteve financiare dhe kadrovike, veçanërisht lidhur me mungesën e kuadrit me përvojë dhe profesionist në sektorët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ishin pjesë e temave për të cilat sot në takim diskutuan zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, me anëtarët e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. 

Siç informojnë nga qendra e mediave e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në takimin e parë të punës, zëvendëskryeministrja Gërkovska u ka dëshiruar sukses në punën e përditshme dhe në përmbushjen e misionit të Komisionit në vendosjen e një sistemi efikas për parandalim dhe pengim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave. 

Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, ka shprehur bindje se po vijon bashkëpunim me sukses me Kabinetin për Politika për Qeverisje të Mirë, duke i pasur parasysh se të gjitha organet e përfshira në sistemin për luftën me korrupsionin ndajnë qëllim të përbashkët. 

Dimitrovska ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme janë sfida e parë për Komisionin, i cili është i detyruar që të ta ndjekë të gjithë procesin e zgjedhjeve dhe të ndërmarrë masa në rastet kur ekziston dyshim për shkeljen e ligjeve. Në atë drejtim, ajo e ka theksuar nevojën nga definimi i sanksioneve në dispozitat e Kodit Zgjedhor me të cilat janë rregulluar ndalesat, që të mundësohet realizim i atyre dispozitave ligjore. 

Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi në mes të KSHPK-së dhe Prokurorisë Publike për të tejkaluar problemet, veçanërisht në aspektin e gjetjes së arsyeve pse asnjë nga 56 raportet e Komisionit nuk është proceduar. Ajo informoi për aktivitetet e mëparshme të Organit Ndërinstitucional të Koordinimit të Veprimtarive Kundër Korrupsionit, ku hapen të gjitha çështjet me karakter ndërsektorial, me qëllim përshpejtimin dhe avancimin e proceseve dhe përmbushjen e detyrimeve individuale të parashikuara nga Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2021-2025.

Bashkëbiseduesit folën edhe për nevojën e fuqizimit të kapaciteteve financiare dhe kadrovike, veçanërisht lidhur me mungesën e kuadrit me përvojë dhe profesional në sektorët e KSHPK-së, duke pasur parasysh se kjo përbërje e Komisionit përballet me punë të madhe. 

Duke informuar për numrin e lëndëve edhe për strukturën e tyre në sektorë, Dimitrovska ka ndarë se nga 547 lëndët të cilat i kanë trashëguar nga përbërja e kaluar, 481 ishin pranuar deri më 31 dhjetor 2023 (401 për gjendje pronësore, 46 për konflikt të interesave, 26 për parandalimin e korrupsionit dhe tetë lëndë për kontroll antikorrupsion të legjislacionit) dhe 66 janë pranuar nga 1 janari deri më 7 shkurt të vitit 2024 (dy për gjendje pronësie, nëntë për konflikt të interesave, 54 për parandalim të korrupsionit dhe një lëndë për kontroll antikorrupsion të legjislacionit. 

Krahas temave të përmendura, në takim është hapur edhe çështja e transparencës si parim kyç në punën e institucionit, por edhe për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë udhëheqjes së procedurave nga ana e KSHPK-së. fc/

Fotografia: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR