• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i Siljanovska Davkovës me ambasadorin italian Silvestri

Takim i Siljanovska Davkovës me ambasadorin italian Silvestri

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot është takuar me ambasadorin italian, Andrea Silvestri i cili e ka uruar Siljanovska-Davkovën dhe i ka uruar kryerjen e funksionit së presidentes me sukses.

"Presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar se të dy vendet kanë marrëdhënie tradicionalisht miqësore dhe ka shprehur vullnet dhe forcë për avancimin e mëtutjeshëm të dialogut politik dhe intensifikimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale me Republikën e Italisë duke i forcuar ato ekzistuese dhe duke gjetur mundësi të reja për bashkëpunim", thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentes.

Në takim u shkëmbyen mendime për progresin dhe hapat e mëtutjeshëm në drejtim të integrimeve evropiane të vendit, me ç'rast presidentja theksoi se do të avokojë për një konsensus të gjerë shoqëror në lidhje me përshtatjen e legjislacionit maqedonas me legjislacionin evropian, me qëllim të përmbushjes së vazhdueshme të proceseve reformuese dhe evropiane, rritjen e besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Presidentja ka shprehur mirënjohjen e saj për rolin dhe qasjen e Republikës së Italisë në mbështetjen e të gjithë rajonit në lidhje me procesin e integrimit evropian dhe vuri në dukje qëndrimin pozitiv të Romës zyrtare në tejkalimin e mosmarrëveshjeve me fqinjët e saj gjatë pranimit të anëtarëve të rinj në Union.

Siljanovska Davkova ka shfaqur shpresë se në të ardhmen Republika e Italisë në parim do ta mbështesë vendin në procesin meritor të përmbushjes së kritereve evropiane me qëllim të integrimit të përshpejtuar të vendit në BE, që, siç theksoi, "paraqet interes të përbashkët për rajonin dhe më gjerë". rq/

Foto: Kabineti i presidentes

 

QËNDRONI TË LIDHUR