Takim i ministrit Toshkovski me ambasadoren e Ukrainës, Larisa Dir
- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim pune me ambasadoren e Ukrainës Larisa Dir, ku bashkarisht është shfaqur shpresa se bashkëpunimi ndërmjet dy forcave policore do të intensifikohet në periudhën e ardhshme.
- Post By Besnik Shuki
- 14:22, 30 korrik, 2024
Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka realizuar takim pune me ambasadoren e Ukrainës Larisa Dir, ku bashkarisht është shfaqur shpresa se bashkëpunimi ndërmjet dy forcave policore do të intensifikohet në periudhën e ardhshme.
"Në takimin u kërkua të përforcohet bashkëpunimi dypalësh në fushën e menaxhimit të krizave. Ambasadorja shprehu mirënjohje të madhe për qytetarët ukrainas që ndodhen nën mbrojtje të përkohshme në vendin tonë, me shpresën se mbrojtja e tyre do të vazhdojë për aq kohë sa të ketë nevojë. Në takimin kam shprehur besimin se mbrojtja e përkohshme do të vazhdojë, duke paralajmëruar intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive përmes të gjitha kanaleve ndërkombëtare dhe rajonale të bashkëpunimit policor", publikoi ministri Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Në takim, të dyja palët shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm afatgjatë, me theks të veçantë në partneritetin mes dy ministrive, veçanërisht në fushën e modernizimit të kapaciteteve, si dhe shkëmbimin e informacioneve dhe njohurive përmes Interpolit. bsh/
Foto: Fejsbuku i ministrit Pançe Toshkovski