Takim i ministrit Mucunski me senatorin Peter Velç në Uashington
- Në ditën e parë të vizitës së tij të punës në Uashington, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski u takua me senatorin Peter Velç, një nga iniciatorët e rezolutës së re në Senatin e SHBA-së që shënon 34 vjet pavarësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
- Post By Sara Ademi
- 21:55, 18 shtator, 2025
Shkup, 18 shtator 2025 (MIA) - Në ditën e parë të vizitës së tij të punës në Uashington, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski u takua me senatorin Peter Velç, një nga iniciatorët e rezolutës së re në Senatin e SHBA-së që shënon 34 vjet pavarësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
"Ministri Mucunski theksoi rëndësinë e kësaj rezolute si një konfirmim i miqësisë dhe besimit të fortë që bashkon popullin e Maqedonisë dhe atë të SHBA-së. Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të përbashkëta euroatlantike, demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor", njoftoi MPJTJ.

Në takim u diskutua gjithashtu "avancimi i marrëdhënieve dypalëshe, mbështetja për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe besimi i ndërsjellë se vizita do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim edhe më të fortë midis dy vendeve". sa/
Foto: MPJTJ