• e martë, 14 prill 2026

Ministri Mucunski për vizitë pune në Poloni

Ministri Mucunski për vizitë pune në Poloni

Shkup, 24 mars 2026 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër do të realizojë vizitë pune në Republikën e Polonisë. 

Siç informon MPJTJ, vizita është me ftesë nga zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Radosllav Shikorski. 

"Kjo është vizita e parë dypalëshe e ministrit Mucunski në Varshavë. Fokusi i bisedimeve do të jetë në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimin tregtar dhe tërheqjen e investimeve të reja polake, si dhe riafirmimin e mbështetjes së Polonisë për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Njëkohësisht, do të shkëmbehen mendime për çështje kyçe rajonale, evropiane, globale dhe të sigurisë", informoi Ministria.

Në kuadër të vizitës është paraparë takim sy më sy i dy ministrave, pas çka do të vijojë takim plenar i dy delegacioneve, i shoqëruar me konferencë të përbashkët për media. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR