Takim Siljanovska - Davkova - Plenkoviq: Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe janë të bazuara në respekt dhe besim të ndërsjellë
- – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, sot në Zagreb realizoi takim me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq në të cilin ishte shprehur kënaqësia nga marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe të bazuara në respekt dhe besim të ndërsjellë, dialog të intensifikuar politik dhe bashkëpunim konstruktiv në sferat me interes të ndërsjellë.
- Post By Fitore Curri
- 17:27, 24 mars, 2026
Zagreb, 24 mars 2026 (MIA) – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, sot në Zagreb realizoi takim me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq në të cilin ishte shprehur kënaqësia nga marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe të bazuara në respekt dhe besim të ndërsjellë, dialog të intensifikuar politik dhe bashkëpunim konstruktiv në sferat me interes të ndërsjellë.
Presidentja theksoi se impuls i ri në bashkëpunim, por edhe dëshmi për miqësi të sinqertë është nisma e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për lidhjen e Marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me qeverinë e Republikës së Kroacisë.

Siljanovska – Davkova shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme kroate për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë. Ajo e përshëndeti qëndrimin e Kroacisë për nevojën për përhapje të shpejtë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, në bazë të meritave reale në realizimin e Kritereve të Kopenhagës. fc/
Foto: Kabineti i presidentes