• e premte, 21 qershor 2024

Takim i Gashit me ambasadoren gjermane Dreksler

Takim i Gashit me ambasadoren gjermane Dreksler

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler.

Siç njoftojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit ështl shprehur kënaqësia e veçantë dhe falënderimi për qasjen proaktive dhe mbështetjen gjermane në realizimin e qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin e mëparshëm në NATO dhe përpjekjet tona aktuale drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Kryetari Gashi e përshëndeti iniciativën dhe aktivitetet që dalin nga Procesi i Berlinit, duke përfshirë edhe dimensionin e fundit parlamentar dhe mbështetjen e deputetit special për Ballkanin, Saracin. Pa dyshim, ndër më të rëndësishmet është mirënjohja për Rezolutën e Bundestagut në rrugën tonë drejt BE-së, veçanërisht njohja e kulturës, identitetit dhe gjuhës maqedonase, si një segment i rëndësishëm i bashkëpunimit intensiv në të gjitha nivelet ndërmjet të dy parlamenteve. U theksua edhe programi IPS për të rinjtë, i cili duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, si dhe mbështetja e fondacioneve Fridrih Ebert dhe Konrad Adenauer për partitë politike të vendit.

Ambasadorja Dreksler, duke e uruar Kryetarin Gashi, i ka uruar suksese në ushtrimin e këtij funksioni në një periudhë me sfida të shumta. E konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet të dy vendeve dhe të dy parlamenteve, duke shprehur mirënjohjen për qasjen tonë ndaj programit IPS dhe kënaqësinë për dobinë e programeve të të dy fondacioneve gjermane tek aktorët politikë të brendshëm. Lidhur me Procesin e Berlinit, informoi për dhjetëvjetorin e sivjetshëm dhe mbajtjen e Samitit në Berlin, ndërsa duke shpresuar për pjesëmarrjen e delegacionit parlamentar në këtë ngjarje. Ambasadorja shpreson se në periudhën e ardhshme vendi do të vazhdojë me ritme të pandërprera në rrugën e integrimit evropian dhe me zbatimin e detyrimeve të marra deri më tani.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit dhe për potencialet në fushën e ekonomisë, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe fusha të tjera me interes të përbashkët. mb/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR