• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i dytë i grupit punues për masat e reja për pensionistët

Takim i dytë i grupit punues për masat e reja për pensionistët

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Grupi punues për masa të reja për pensionistët sot mban takimin e dytë, informoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

Sipas saj, po punohet intensivisht dhe të gjitha materialet dhe analizat janë ndarë me Ministrinë resore dhe institucionet tjera.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trençevska tha se pret që shumë shpejt të përgatiten propozim-masa për përmirësimin e standardit të jetesës së pensionistëve, si dhe një dispozitë e re ligjore apo një ligj i ri për pensionin minimal deri në fund të vitit.

"Është dhënë një javë kohë për të menduar për masat e mundshme që do të përmirësonin standardin e jetesës së pensionistëve, si dhe mendimet për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor apo miratimin e një ligji të posaçëm për pensionin minimal. Presim që shumë shpejt të kemi një propozim për masa që do të përmirësonin standardin e jetesës së pensionistëve, për të krijuar masa sociale. Shpresoj se deri në fund të këtij viti do të kemi dispozitë ligjore ose një ligj të ri varësisht nga diskutimet në grupin punues për pensionin minimal, tha Trençevska, pas konferencës “Femicidi në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor – Standarde ndërkombëtare dhe praktikë e gjykatave”.

Javën e kaluar është mbajtur mbledhja e parë e grupit punues të themeluar me vendim të Qeverisë për hartimin e ligjit për pensionin minimal. Vendimi për formimin e Grupit Punues është marrë muajin e kaluar pas një sërë protestash të pensionistëve anembanë vendit të cilët kërkuan rritje lineare të pensioneve nga 3.500 denarë nga shtatori i këtij viti, si dhe pensionin minimal të jetë 18.000 denarë.lv/sa /

Takimi i parë i grupit punues i formuar me vendim të Qeverisë për hartimin e ligjit për pensionin minimal është mbajtur javën e kaluar. Vendimi për formimin e Grupit punues është miratuar muajin e kaluar pas një sërë protestash të pensionistëve anembanë vendit të cilët kërkuan rritje lineare të pensioneve nga 3.500 denarë nga shtatori i këtij viti, si dhe pensioni minimal të jetë 18.000 denarë. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR