• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim Gashi - Presker: Sllovenia gjithmonë ka vepruar si avokate e vendeve të rajonit për të ardhmen e tyre evropiane sa më shpejt në BE

Takim Gashi - Presker: Sllovenia gjithmonë ka vepruar si avokate e vendeve të rajonit për të ardhmen e tyre evropiane sa më shpejt në BE

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vend, Gregor Presker.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, duke përshëndetur marrëdhëniet e forta dhe miqësore bilaterale ndërmjet dy vendeve, kryetari Gashi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme sllovene në arritjen e dy qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën kohë, uroi Republikën e Sllovenisë për zgjedhjen e saj anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2024-2025 dhe kontributin e saj si vend i vogël në qëllimet e kësaj organizate. Në aspektin e bashkëpunimit bilateral, e përshëndeti bashkëpunimin e frytshëm dhe të larmishëm midis parlamenteve të të dy vendeve, me dëshirën për të vazhduar intensifikimin e tij në periudhën që vjen.

Ambasadori Presker, duke e uruar për zgjedhjen në funksionin kryetar i Kuvendit dhe duke i uruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij, ritheksoi mbështetjen dhe ndihmën vetëmohuese sllovene në rrugën e reformave për anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

"Sllovenia gjithmonë ka vepruar si avokate e vendeve të rajonit për të ardhmen e tyre evropiane sa më shpejt në BE, duke marrë parasysh përfitimet pozitive të anëtarësimit të saj", theksoi Presker.

Si segment i rëndësishëm i bashkëpunimit gjithpërfshirës ishin veçuar investimet sllovene prej 500 milionë euro në vend, ndihma zhvillimore prej 45 milionë euro për projektet në nivel lokal dhe kushtet e ofruara për studimin e rreth 1.500 studentëve nga vendi ynë në Republikën e Sllovenisë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ka hapësirë dhe nevojë për avancim të mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel parlamentar, në fushat me interes të përbashkët, por me theks të veçantë në çështjet evropiane, politikën e jashtme dhe reformat në procesin arsimor. fc/

Fotografia: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR