• e diel, 06 tetor 2024

Tërmet me intensitet prej 3.2 shkallë sipas Rihterit regjistrohet në zonën e Ohrit

Tërmet me intensitet prej 3.2 shkallë sipas Rihterit regjistrohet në zonën e Ohrit

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Një tërmet me intensitet nga 3.2 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mbrëmë në zonën e Ohrit.

"Rrjeti telemetrik sizmologjik në Maqedoninë e Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, sonte, me 07.07.2024 në ora 22:52, regjistroi një tërmet epiqendra e të cilit bie në zonën e epiqendrës së Ohrit, 120 km në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit prej ML3.2, kumtoi Observatori sizmologjik.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon Observatori, tërmeti është ndjerë nga banorët e qytetit të Ohrit dhe rrethinës me intensitet prej IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, si dhe në zonat kufitare me territorin e Shqipërisë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR