• e premte, 05 dhjetor 2025

Tërmet i fuqishëm në afërsi të bregut të El Salvadorit dhe Guatemalës

Tërmet i fuqishëm në afërsi të bregut të El Salvadorit dhe Guatemalës

San Salvador, 23 gusht 2025 (MIA) – Një tërmet me intensitet prej gjashtë ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua sot në Oqeanin Paqësor në afërsi të bregut të Guatamalës dhe El Salvadorit. 

Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometra, kurse epiqendra ishte 81 kilometra në jugperëndim të Akahutles, El Salvador dhe 107 kilometra në juglindje të Puerto San Hozes, Guatemala.

Aktualisht nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR