• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tërbohet zjarri në Gari, shpëtim i vetëm ndërhyrja nga ajri

Tërbohet zjarri në Gari, shpëtim i vetëm ndërhyrja nga ajri

Dibër, 17 gusht 2024 (MIA) - Tashmë tre ditë tërbohet zjarri në malin e Stogovës mbi fshatin Gari të Dibrës. 

Sipas Xhetan Miftaroskt komandant i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Dibër, për momentin janë duke intervenuar së bashku me punëtorët e njësisë së repartit të NP "Pyjet Kombëtare" "Stogovë". 

"Bëhet fjalë për një terren malor, të paarritshëm. Është djegur bar i thatë dhe pyll me kërcell të vogël, por sot është zgjeruar dhe përfshihet një pyll me kërcell të lartë. Për momentin nuk ka asnjë rrezik për fshatin, por shpëtimi i vetëm është ndërhyrja nga ajri, të cilin e kemi kërkuar dje", tha Miftaroski për MIA-n. 

 

Shton se janë paraqitur edhe vullnetarë nga ky dhe fshatrat fqinje, por për shkak të rrezikut nga flakët, mosstërvitja e tyre dhe mungesa e pajisjeve të duhura, nuk lejohen.

Deri më tani bëhet fjalë për rreth 60 hektarë sipërfaqe të djegur, por nëse nuk ndërhyhet  menjëherë nga ajri, situata mund të përkeqësohet dhe zjarri të përhapet, thotë Miftaroski. 

Foto: Arkivi i MIA-s.fshati Gari FB 


 

QËNDRONI TË LIDHUR