• e hënë, 02 shtator 2024

Të punësuarit në SHA Ekonomia e ujit kërkojnë nga Qeveria zgjidhje për rrogat, në të kundërtën paralajmërojnë protesta

Të punësuarit në SHA Ekonomia e ujit kërkojnë nga Qeveria zgjidhje për rrogat, në të kundërtën paralajmërojnë protesta

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Qeveria në afat sa më të shkurtë të dalë me zgjidhje për rrogat e të punësuarve në SHA Ekonomia e ujit, klërkoi sot Sindikata AGRO pranë Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodhë, nga e hëna do të organizojnë protesta.

Të punësuarit në SHA Ekonomia e Ujit edhe paradite dolën para Drejtorisë në Shkup, si dhe para 14 filialeve të ndërmarrjes në vend për të shprehur revoltë - akoma nuk e kanë amrrë rogën për korrik, ndërsa është e paqartë, theksuan, edhe nëse fare do të marrin rrogë deri në fund të vitit.

"Jemi këtu për të shprehur revoltë dhe pakënaqësi për shkak të rrogës së papaguar për muajin korrik. Edhe pse tashmë është 31 gushti dhe prej nesër fillon të rrjedhë afati për rrogën e gushtit, ne ende nuk kemi marrë rogë për korrik. Nëse sot nuk paguhet rroga, punëtorët e SHA Ekonomia e ujit prej nesër nuk do të kenë as sigurim shëndetësor", deklaroi kryetari i Sindikatës SGRO, Igor Kitanoski.

Ai tha se që javën e kaluar i kanë dërguar shkresë Qeverisë për ta zgjidhur problemin, por rasti i tyre është ridërguar tek zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Tani për tani, siç theksoi Kitanoski, ende nuk kanë përgjigje se kur do të thirren në takim me Bytyqin dhe kur mund të ketë para për rroga.

Sipas kryetarit të organozatës sindikaliste të SHA Ekonomia e ujit, situata është alarmante sepse çmimet e ushqimit po rriten në mënyrë drastike, ndërsa tashmë fillon edhe viti shkollor.

SHA Ekonomia e Ujit është themeluar nga Qeveria, ndërsa numëron më pak se 500 të pnësuar. Edhe vitin e kaluar, patën problem me rrogat, por Qeveria gjeti zgjidhje.-

foto: МIА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR