• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të punësuarit në "Higjienën komunale" Shkup kthehen në punë, SHTKOSH do të vazhdojë në mënyrë institucionale t'i kërkojë të drejtat

Të punësuarit në

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Turni i dytë i Ndërmarrjes publike "Higjiena komunale" sot do të fillojë me punë, deklaroi sot kryetari i Sindikatës së punëtorëve të hotelierisë, turizmit, ekonomisë komunalo - banesore, zejtarët dhe shoqëritë mbrojtëse SHTKOSH, Stojançe Kashikovski.

Siç informoi Kashikovski për MIA-n, vendimi është në interes të qytetarëve, ndërsa duke i pasur parasysh paralajmërimet për temperatura të larta.

"Vendimi është në interes të qytetarëve dhe duke i pasur parasysh paralajmërimet për temperatura të larta, të punësuarit në Higjienën komunale do të fillojnë me punë. Turni i dytë që sot do të dalë në terren, ndërsa ne në mënyrë institucionale do ta përfundojmë këtë punë. Nuk duhet për shkak të përgjegjësisë së dikujt qytetarët ta pësojnë", tha ai pas takimit të përfaqësuesve të SHTKOSH, sindikata në të cilën bëjnë pjesë edhe të punësuarit në Higjienën komunale me përfaqësues të Këshillit ekzekutiv të ndërmarrjes komunale.

Të punësuarit në "Higjienën komunale" dje protestuan para ndërmarrjes duke kërkuar paga më të larta dhe kthim të punonjësve të larguar nga puna, ndërsa për shkak të protestës së tyre Qyteti i Shkupit këtyre ditëve mbeti i mbuluar nga mbeturinat dhe kontejnerët e stërmbushur.

QËNDRONI TË LIDHUR