• e shtunë, 05 tetor 2024

Të paktën pesë të vdekur në Kiev

Të paktën pesë të vdekur në Kiev

Kiev, 8 korrik 2024 (MIA) - Të paktën pesë persona humbën jetën gjatë sulmit të sotëm rus mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

"Deri në këtë minut janë raportuar pesë të vrarë. Informacionet po përditësohen", njoftoi shefi i administratës ushtarake të qytetit, Sergij Popko në Telegram.

Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski deklaroi se forcat ruse sot kanë lansuar dhjetëra raketa drejtë disa qyteteve ukrainase, ndërsa kryeqyteti përballet me sulm të rrallë ajror gjatë ditës. 

"Terroristët rusë edhe një herë masivisht e sulmuan Ukrainën me raketa. Qytete të ndryshme: Kiev, Dnjepër, Krivi Rag, Sllavjanks, Kramatorsk. Më shumë se 40 raketa të llojit të ndryshëm. Janë dëmtuar ndërtesa banesore, infrastrukturë dhe spitali i fëmijëve", njoftoi Zelenski. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR