• e premte, 28 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën 70 palestinezë e kanë humbur jetën në sulme izraelite ndaj Gazës, kumtoi Hamasi

Të paktën 70 palestinezë e kanë humbur jetën në sulme izraelite ndaj Gazës, kumtoi Hamasi

Gazë, 20 mars 2025 (MIA) - Të paktën 70 palestinezë e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar sot në sulme ajrore izraelite në Rripin e Gazës, kumtuan autoritetet e atjeshme nën kontroll të Hamasit.

Shërbimet shëndetësore publikuan se izraelitët kanë gjuajtur mbi shtëpi në pjesën veriore dhe jugore të vendit. Izraeli ende nuk i ka komentuar këto informata.

Armata izraelite dje publikoi se i ka ripërtëritur operacionet tokësore në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës, pasi dështoi armëpushimi, i cili ka zgjatur nga janari.

Operacionet tokësore vijnë një ditë pasi më shumë se 400 palestinezë janë vrarë në një nga sulmet më të përgjakura ajrore nga fillimi i konfliktit në tetor të vitit 2023. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR