• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 37 viktima në dy sulmet e Boko Haram në verilindje të Nigerisë

Të paktën 37 viktima në dy sulmet e Boko Haram në verilindje të Nigerisë

Abuxha, 2 nëntor 2023 (MIA) - Grupi militant Boko Haram ka vrarë 20 persona në verilindje të Nigerisë të cilët po ktheheshin nga funerali për viktimat e një sulmi të mëparshëm nga i njëjti grup, kumtoi sot policia lokale, raporton Bi-Bi-Si.

Sulmi ka ndodhur kur një automjet u përplas me një mjet shpërthyes të vendosur nga militantët.

Zëdhënësi i policisë së shtetit tha se dhjetë persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dhjetë ende janë në spital.

Më herët të hënën, militantët kanë ekzekutuar 17 persona me armë zjarri afër një fshati.

Policia pretendon se Boko Haram ka organizuar sulmin sepse fshatarët kanë refuzuar t'u paguanin atyre të ashtuquajturën "tatim të korrjes".

Militantët shpesh akuzohen se kanë zhvatur para nga popullsia në Nigerinë verilindore për të financuar operacionet e tyre dhe për të ushtruar kontroll mbi komunitetet atje.

Autoritetet vendore pretendojnë se militantët kanë ardhur nga shteti fqinj Borno, ku këtë vit Boko Haram ka kryer disa sulme kundër civilëve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR