• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 25 persona u vranë gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën 25 persona u vranë gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës

Gazë, 23 gusht 2025 (MIA) – Të paktën 25 persona u vranë në sulmet e sotme izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan spitalet lokale.

Një sulm izraelit në pjesën jugore të enklavës palestineze ka vdekur të paktën 14 persona, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë. Sipas dëshmitarëve, sulmi kishte në shënjestër edhe tendat në Kan Junis, ku janë strehuar qindra mijëra palestinezë të zhvendosur.

Gjysmëhëna e kuqe palestineze kumtoi se ushtria izraelite hapi zjarr në disa vende, ku mbetën të vrarë gjithsej gjashtë persona.

Në pjesën veriore të Rripit të Gazës kanë vdekur pesë palestinezë. Ata po shkonin drejt pikës kufitare Zikim, ku mbërrijnë konvojet me ndihma nga Kombet e Bashkuara dhe agjenci të tjera. ls/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR