• e shtunë, 29 qershor 2024

Të paktën 21 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën në një shpërthim në Rripin e Gazës

Të paktën 21 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën në një shpërthim në Rripin e Gazës

Gaza, 23 janar 2024 (MIA) - Ushtria izraelite ka njoftuar se 21 ushtarë të saj janë vrarë në Rripin e Gazës, kur dy ndërtesa janë shembur pas një shpërthimi të madh, ndërsa një tank është goditur nga predha.

Zëdhënësi i Forcave izraelite mbrojtëse (IDF), Daniel Hagari, ka njoftuar se gjithsej 21 ushtarë janë vrarë në incidentin e djeshëm në qendër të Gazës, në afërsi të komunitetit kufitar Kisufim.

Ai thotë se ushtarët kanë operuar në një zonë rreth 600 metra nga kufiri, duke shkatërruar struktura dhe lokacione të Hamasit, si pjesë e përpjekjeve të armatës që të vendos tampon zonë që t'u mundësojë banorëve të komunitetit kufitar izraelit të kthehen në shtëpitë e tyre.

"Siç kemi mësuar, rreth orës 16 nga ana e terroristëve janë qëlluar granata drejt një tanku, i cili i ka siguruar forcat, ndërsa njëkohësisht ka ndodhur edhe shpërthimi në dy ndërtesa dykatëshe. Ndërtesat janë shembur për shkak të këtij shpërthimi, ndërsa pjesa më e madhe e forcave kanë qenë brenda dhe në afërsi të tyre", thotë ai.

Hagari tha se shpërthimi me siguri ka qenë rezultat i minave të vendosura nga ushtarët për të shembur ndërtesat, por shkaku i shpërthimit është ende nën hetim.

Për disa orë, forcat e shpëtimit punuan për të nxjerrë viktimat nga ndërtesat e shembura, raporton Tajms of izrael. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR