• e hënë, 27 janar 2025

Të paktën 18 persona e humbën jetën në shpërthimin e një kamioni - cisternë me derivate në Nigeri

Të paktën 18 persona e humbën jetën në shpërthimin e një kamioni - cisternë me derivate në Nigeri

Abuxha, 26 janar 2025 (MIA) - Së paku 18 persona e humbën jetën sot nga shpërthimi i një kamioni - cisternë me derivate në shtetin nigerian Enugu, kumtoi Agjencia nacionale për siguri në rrugë.

Zëdhënësi i agjencisë, Olusegun Ogungbemide deklaroi se 10 perosna janë shpëtuar me shkalla të ndryshme të lëndimeve, përderisa tre të tjerë nuk janë lënduar.

"Për fat të keq, 18 viktimat u dogjën përtej njohjes", tha Ogungbemide. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR