• e shtunë, 19 tetor 2024

Të paktën 15 njerëz kanë humbur jetën gjatë një sulmi ajror izraelit në Xhabalia

Të paktën 15 njerëz kanë humbur jetën gjatë një sulmi ajror izraelit në Xhabalia

Gaza, 17 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe pesë fëmijë në një sulm ajror izraelit mbi një shkollë në Xhabalia, pjesa qendrore e Rripit të Gazës.

"Një numër i madh i grave dhe fëmijëve janë në gjendje kritike", theksoi përfaqësuesi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Fares Abu Hamza.

Armata izraelite pohon se shënjestër e sulmit kanë qenë dhjete pjesëtarë të Hamasit dhe të Xhihadit islamik, të cilët gjoja janë fshehur në një shkollë. mb

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR