• e shtunë, 31 janar 2026

Të paktën 12 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 12 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Gaza

Gaza, 31 janar 2026 (MIA) - Të paktën 12 palestinezë u vranë në mëngjes gjatë sulmeve izraelite në pjesën jugore dhe veriore të Rripit të Gazës, njoftuan spitalet në Gaza.

Ky është një nga sulmet izraelite me numrin më të madh të viktimave pasi hyri në fuqi armëpushimi në Rripin e Gazës më 10 tetor.

Në sulme u qëlluan lokacione në veri dhe jug të Rripit të Gazës, duke përfshirë një ndërtesë banesore në qytetin Gaza dhe një tendë në Kan Junis, njoftuan përfaqësuesit zyrtar të spitaleve. Ata cituan se mes viktimave janë dy gra dhe gjashtë fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila është nën kontroll të Hamasit, njoftoi që më shumë se 500 palestinezë u vranë në sulmet izraelite nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor. sa/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR