Në aksionet e armatosura në Pakistan u vranë 37 kryengritës dhe 10 policë
- Sulmuesit e armatosur me armë dhe granata herët në mëngjes kanë kryer dhjetëra aksione të koordinuara përreth Pakistanit jugor, ku humbën jetën të paktën 10 pjesëtarë të forcave pakistaneze për siguri dhe 37 kryengritës.
- Post By Sara Ademi
- 13:11, 31 janar, 2026
Kveta, 31 janar 2026 (MIA) - Sulmuesit e armatosur me armë dhe granata herët në mëngjes kanë kryer dhjetëra aksione të koordinuara përreth Pakistanit jugor, ku humbën jetën të paktën 10 pjesëtarë të forcave pakistaneze për siguri dhe 37 kryengritës.
U sulmua një burg i sigurisë së lartë, një stacion policor dhe objekte paraushtarake.
Ministri pakistanez i punëve të brendshme Mohsin Nakvi konfirmoi se 10 pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe i lavdëroi pjesëtarët e forcave shtetërore për likuidimin e 37 kryengritësve. Sipas tij, sulmet i kanë kryer pjesëtarët e grupit Fitna al-Hindustan, i cili është mbështetur nga India. sa/
Foto: Nakvi në Fejsbuk