Irani për herë të parë konfirmoi: Gjatë shpërthimit të protestave kundër regjimit u arrestuan edhe fëmijë
- Autoritetet e Iranit për herë të parë konfirmuan se mes të arrestuarve gjatë protestave kundër regjimit kishte edhe fëmijë, njoftoi zëvendës kryetari i komisionit parlamentar për arsim, Farshad Ebrahimpur.
- Post By Sara Ademi
- 12:45, 31 janar, 2026
Teheran, 31 janar 2026 (MIA) - Autoritetet e Iranit për herë të parë konfirmuan se mes të arrestuarve gjatë protestave kundër regjimit kishte edhe fëmijë, njoftoi zëvendës kryetari i komisionit parlamentar për arsim, Farshad Ebrahimpur.
Numri i fëmijëve të arrestuar më të vegjël se 18 vjet nuk është i saktë, as nuk dihet se sa prej tyre do të mbesin në burg, njoftoi "Nju-Jork tajms".
Grupet e pavarura për të drejtat e njeriut vlerësojnë se gjatë protestave u arrestuan të paktën 300 fëmijë, adoleshentë dhe nxënës.
Sindikata e mësimdhënësve iranian i dënoi arrestimet dhe dhunën ndaj fëmijë dhe bëri thirrje në lirimin e menjëhershëm të nxënësve të burgosur. Disa raste përfshijnë adoleshentë që u rrahën dhe u qëlluan në rrugë, sipas deklaratave të dëshmitarëve. sa/
Foto: MIA arkivi