Të paktën 29 të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gazë
- Të paktën 29 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, bëri të ditur sot Agjencia Palestineze për Mbrojtje Civile, raportoi DPA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:23, 31 janar, 2026
Gazë, 31 janar 2026 (MIA) - Të paktën 29 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, bëri të ditur sot Agjencia Palestineze për Mbrojtje Civile, raportoi DPA.
Katërmbëdhjetë persona u vranë në një sulm ndaj një stacioni policie në lagjen Sheik Radvan, në pjesën veriore të qytetit të Gazës, deklaroi për DPA-në zëdhënësi i agjencisë Mahmud Basal.
Sipas tij, edhe shtatë persona janë vrarë në Rripin jugor të Gazës pasi u godit një tendë që strehonte persona të zhvendosur brenda vendit.
Armata izraelite bëri të ditur se ka kryer sulme ndaj komandantëve dhe infrastrukturës së asaj që i quajti organizata terroriste Hamas dhe Xhihad Islamik në Gazë. Ndër objektivat, sipas armatës, ishin një depo armësh, një punëtori armësh dhe dy vende lëshimi të Hamasit.
Informacionet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, raporton DPA.
Foto: Arkivi