• e shtunë, 31 janar 2026

Teherani i paralajmëroi SHBA-në dhe Izraelin: Forcat iraniane janë në nivel maksimal të gatishmërisë luftarake

Teherani i paralajmëroi SHBA-në dhe Izraelin: Forcat iraniane janë në nivel maksimal të gatishmërisë luftarake

Teheran, 31 janar 2026 (MIA) - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së armatës iraniane Amir Hatami, sot i paralajmëroi SHBA-në dhe Izraelin kundër çdo lloj sulmi, duke thënë se forcat e vendit të tij janë në gjendje të gatishmërisë më të lartë pas sistemimit të madh ushtarak të Uashingtonit në Gjirin Persik.

"Nëse armiku gabon, pa dyshim se do ta rrezikojë sigurinë e tij, sigurinë e rajonit dhe sigurinë e regjimit sionist", tha Hatami, transmeton IRNA, duke theksuar se forcat e armatosura iraniane janë "në nivel maksimal të gatishmërisë mbrojtëse dhe luftarake".

Ai gjithashtu tha se programi bërthamor iranian nuk mund të shkatërrohet, madje as me forcë.

"Njohuritë dhe teknologjia bërthamore e Republikës Islamike të Iranit nuk mund të eliminohen, edhe nëse shkencëtarët dhe bijtë e këtij kombi bëhen martirë", përfundoi Hatami. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR