Të mërkurën dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup
- Qyteti i Shkupit informon se të mërkurën (16 korrik), në orët e hershme të mëngjesit, do të bëjë dezinsektim me aeroplan në rajonin e qytetit kundër mushkonjave.
- Post By Besnik Shuki
- 19:55, 14 korrik, 2025
Shkup, 14 korrik 2025 (MIA) - Qyteti i Shkupit informon se të mërkurën (16 korrik), në orët e hershme të mëngjesit, do të bëjë dezinsektim me aeroplan në rajonin e qytetit kundër mushkonjave.
Nëse kushtet kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur të jenë të volitshme kushtet kohore, në terminin e njëjtë.
Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që me kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve. bsh/
Foto: MIA arkiv