• e shtunë, 05 tetor 2024

Të dielën zgjedhje lokale në Bosnje e Hercegovinë

Të dielën zgjedhje lokale në Bosnje e Hercegovinë

Sarajevë, 4 tetor 2024 (MIA) - Më shumë se njëqind parti do të luftojnë për favorin e votuesve në zgjedhjet lokale në Bosnje ee Hercegovinë të dielën, të tetat që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit.

Njëqind e dhjetë parti politike do të luftojnë për vota dhe zgjedhjen e kryetarëve të komunave apo shefave në 142 qytete dhe komuna, si dhe 3200 përfaqësues në këshillat e qytetit dhe komunal, si dhe në asamblenë e zonës Bërçko.

Zgjedhjet lokale, sipas rregullës janë edhe një lloj testi për popullaritetin dhe ndikimin e partive që përbëjnë koalicionet qeverisëse në nivel entiteti, përkatësisht në nivel shtetëror, ndaj ka interes të madh për to.

Në zgjedhjet, përveç 110 partive, të drejtë pjesëmarrjeje morën edhe 58 koalicione, 76 kandidatë të pavarur, 43 kandidatë të pavarur të pakicave kombëtare që garojnë sipas kuotave të veçanta dhe nëntë lista me kandidatë të pavarur.

Të drejtë vote të dielën do të kenë 3,4 milionë persona të regjistruar në listën zgjedhor, megjithëse analistët besojnë se kjo shifër është joreale duke qenë se ajo ndryshon për vetëm 150 mijë nga numri i përgjithshëm i banorëve që BeH kishte sipas regjistrimit të fundit të kryer në 2013. Që atëherë, shumë qytetarë janë larguar nga vendi për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe standardeve të dobëta. Demografët vlerësojnë se Bosnja e Hercegovina aktualisht nuk ka më shumë se 2,9 milionë banorë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR