• e enjte, 04 dhjetor 2025

Të akuzuarit për zjarrin në "Puls" nuk ndjehen fajtorë

Të akuzuarit për zjarrin në

Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Të gjithë të pandehurit për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndësa mbi 200 u lënduan, në seancën e sotme në gjykatën në Idrizovë, deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për veprat, për të cilat ngarkohen. Një pjesë e tyre shprehën ngushëllime familjarëve dhe deklaruan se e kuptojnë aktakuzën, por megjithatë, nuk pranuan fajin për "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjihshme".

Fillimisht, se nuk ndjehet fajtorë është është deklaruar pronari i "Puls", Dejan Jovanov. 

Drejtori i MMMM Kafe, Mitko Stojanov, deklaroi se sinqerisht i vjen keq për vdekjet dhe dhimbjen e madhe.

"Po të mundja, jetën do ta jepja. Nuk ndihem fajtor"" tha Stojanov.

Inspektori komunal i ndërtimit, Ognen Georgiev, gjithashtu, shprehu ngushëllime.

"Nuk ndjehem fajtor dhe nuk e kam të qartë pse jam i akuzuar. Unë jam pensioner, vepra ime është vjetërsuar. Në të dy marrjet në pyetje në procedurën parahetimore është vërtetuar se nuk kam faj. Me shumë gjasa jam akuzuar vetëm për të plotësuar numrin. Dua që gjykata ta marrë parasysh deklarimin e avokatit tim dhe të marrë vendim për lirimin tim", tha Georgiev.

Ish kryetari i komunës, Lupço Papazov theksoi se e kupton akuzën, por jo edhe motivet e prokurorëve. 

Drejtori i Agjencisë së Sigurimit "Rubikon", Jane Jançevski, shprehu ngushëllime dhe tha: "Shpresoj që jemi këtu për të kërkuar drejtësi, e jo të dënohemi para kohe. Nuk ndihem fajtor, e kuptoj aktakuzën". 

Edhe sigurimi Ivica Grozdanov tha se nuk ndjehet fajtror. 

Punonjësi i sigurimit, Stojanço Dimitriev, nuk e pranoi fajësinë dhe shprehu ngushëllime.

Sigurimi Martin Georgiev, gjithashtu, shpehu ngushllime, por nuk ndjehet fajtor. 

"Nuk ndjehem fajtorë për veprën që më vihet në barrë. Ne si sigurima e rrezikuam jetën për të shpëtuar sa më shumë njerëz", theksoi Georgiev. 

Sigurimi Stojanço Dimitries nuk e pranon akuzën dhe shprehu ngushllime. 

"Nuk ndihem fajtor, ndiej një dhimbje të madhe sepse mes viktimave kam shumë shokë. Bëra gjithçka që munda, ndihmova sa munda, më vjen keq që nuk arrita të shpëtoj më shumë jetë duke rrezikuar jetën time" tha Dimitrov.

Ish drejtori i DMSH-së, Shaban Saliu, vlerësoi se "aktakuza është e motivuar politikisht dhe juridikisht e pabazë’" dhe deklaroi se nuk ndihet fajtor.

Ish zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Zoran Nikollovski, theksoi: "As në ëndërr nuk e kam menduar një gjë të tillë. 13 vite tashmë nuk punoj në ministri dhe nuk ndjehem fajto për këtë ngjarje". 

Inspektorja e tregut, Vesna Kuzmanovska, shprehu ngushëllime ndaj prindërve, duke shtuar: "mes tyre ka shokë të shkollës së fëmijëve të mi. Nuk ndihem fajtore sepse i kam kryer detyrat e mia të punës me përgjegjësi".

Të pandehurit e tjerë që u deklaruan të pafajshëm janë menaxheri dhe djali i pronarit. Mihail Jovanov, pronari i objekti Grozdan Milkovski, projektuesi në "Venci projekt"  Milka Edrovska e cila shprehu ngushëllime, vëllau i pronarit Todor Jovanov i cili gjithashtu shprehu ngushëllime, Inspektorët komunal të ndërtimit, Lupço Stamenkov dhe Nikollço Kocev, ish kryetarët e komunace Ratko Dimitrovski dhe Nikolço Iliev, sigurimiLlazar Zahariev, drejtorët e DMSH-së  Adnan Xhaferoski, Bekim Maksuti dhe Xhevat Selami Inspektori i përgjithshëm në DMSH-së, Ljupço Grnçishtanov, ish-ministri Valon Saraçini, ish-ministri Kreshnik Bekteshi, përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Xhevair Kamberi, Shefket Hazari, Bekim Haxhiu dhe Arlinda Kasapi, inspektorët tregtarë Mile Ampov, Blashka Evtimova dhe Emil Mitev, Razmena Çekiq Duroviq nga Ministria e Ekonomisë, pronari i "Rubikon", Aleksandar Nacev, i cili tha se e kupton aktakuzën, por nuk ndihet fajtor, si dhe përfaqësuesi i MMA-së që nuk e pranon aktakuzën, përfaqësuesi i "Rubikon Sjekuriti" që nuk e pranon veprën dhe menaxheri i "Venci Projekt" që theksoi se kompania nuk ndihet fajtor dhe do ta provojë këtë në gjykim.

Gjykimi zhvillohet nën masa të përforcuara sigurie, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes, gazetarëve dhe opinionit publik vazhdon me deklarata hyrëse të mbrojtjes. 

Prokuroria, e përfaqësuar nga një ekip prej 15 të prokurorëve paralajmëroi se dëshmitë do të tregojnë se klubi "Puls" ka qenë kurth vdekjeprurës nga vetë fillimi, rezultat i neglizhencës sistematike dhe lëshimeve institucionale.

Në bankën e pandehurve janë ulur 37 të të akuzuar - pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë komunash, sigurim dhe nënpunës shtetërorë. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR