• e hënë, 23 dhjetor 2024

SVP: Zgjerimi i BE-së duhet të bazohet në balancim të vullnetit gjeopolitik dhe meritat e kandidatëve

SVP: Zgjerimi i BE-së duhet të bazohet në balancim të vullnetit gjeopolitik dhe meritat e kandidatëve

Berlin, 4 maj 2024 (MIA) - Kryesimi danez me BE-në, në gjysmën e dytë të vitit 2025, duhet të mbajë një ekuilibër midis vullnetit gjeopolitik dhe parimit të meritës së vendeve kandidate për anëtarësimin në Union, gjithnjë sipas ekspertëve të Institutit gjerman për marrëdhënie ndërkombëtare dhe siguri (SVP).

Dokumenti i përpiluar pas diskutimit të ekspertëve të Institutit mbi presidencën e Danimarkës me BE-në dhe zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor tregon pikat të cilët duhet të kenë prioritet dhe jep rekomandime të fokusuara në politika që të cilat do të përfitojnë drejtpërdrejt popullsinë vendase në rajon.

Siç transmeton Beta, theksohet se pas agresionit rus ndaj Ukrainës, Danimarka për herë të parë ka përmendur veçanërisht Ballkanin Perëndimor në strategjinë e saj për politikën kombëtare të jashtme dhe të sigurisë dhe madje theksoi se duhet të angazhohet në mënyrë aktive për të ndihmuar vendet e rajonit për t'u përgatitur për anëtarësimin në BE.

Në këtë kontekst, theksohet në dokument "Ballkani Perëndimor, zgjerimi dhe kryesimi danez me BE-në 2025" e krijuar pas tryezës së rrumbullakët e mbajtur në mars, shtrohet pyetja mbi sferat e politikave në të cilat Danimarka duhet të fokusohet gjatë presidencës së Këshillit të BE-së. Përsëri, theksohet se duhet të ruhet një ekuilibër midis vullnetit gjeopolitik për zgjerimin dhe parimet e meritës nën drejtimin e përmbushjes së tekeve ligjore të BE-së.

Vlerësohet se në dhjetë vitet e fundit zgjerimi nuk ishte përfshirë në qasjen e bazuar në merita dhe se pasojë e kësaj është se reformat disavjeçare proevropiane, për shembull në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, nuk ishin shpërblyer sa duhet, ndërsa kthimi demokratik në Serbi dhe Republikën serbe nuk ishin përgjigjur mjaftueshëm.

"Bashkangjitur me efektin transformues të zgjerimit është i prekshëm vetëm nëse BE-ja perceptohet si një aktor i sigurt dhe kredibil, aktivisht i interesuar për zgjerimin, theksohet dhe paralajmërohet se në vitet kur Unioni nuk perceptohet si një partner i tillë, aktorët joperëndimorë, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, mund të zgjerojnë interesat e tyre politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Duke pasur parasysh këtë, byroja e ekspertëve të SVP-së, organizatë me seli në Berlin, ka dhënë pesë rekomandime që fokusohen në politikat që do të përfitojnë drejtpërdrejt popullsinë lokale në rajon. rq/

Foto: X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR