• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi pranoi propozimin për vazhdimin e negociatave për armëpushim në Gazë

Hamasi pranoi propozimin për vazhdimin e negociatave për armëpushim në Gazë

Gazë, 14 mars 2025 (MIA) - Hamasi sot kumtoi se pranon propozimin e ndërmjetësit për të vazhduar negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës.

Grupi në kumtesë tha se është gati për të negociuar fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit dhe i bëri thirrje Izraelit që të përmbushë plotësisht detyrimet e tij, transmetojnë mediat britanike.

Njëkohësisht, Hamasi paralajmëroi se do të lironte Edan Aleksandar, pengun izraelito-amerikan, si dhe do të dorëzonte trupat e katër pengjeve të tjerë me nënshtetësi të dyfishtë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR