Në Gazë, 90 për qind e popullsisë nuk ka qasje të sigurt deri tek uji, 80 për qind deri tek ushqimi
- Për shkak të bllokadës izraelite për shpërndarjen e ndihmave nëpërmjet kalimeve tokësore, 90 për qind e popullsisë në Gazë nuk kanë qasje të sigurt deri tek uji, ndërsa 80 për qind e qytetarëve kanë humbur qasjen deri te burimet ushqimore, sipas Shërbimit të bashkëpunimit mediatik të Gazës.
- Post By Fami Bajrami
- 14:23, 14 mars, 2025

Gazë, 14 mars 2025 (MIA) - Për shkak të bllokadës izraelite për shpërndarjen e ndihmave nëpërmjet kalimeve tokësore, 90 për qind e popullsisë në Gazë nuk kanë qasje të sigurt deri tek uji, ndërsa 80 për qind e qytetarëve kanë humbur qasjen deri te burimet ushqimore, sipas Shërbimit të bashkëpunimit mediatik të Gazës.
"Mungesa e bukës është përforcuar pasi 25 për qind e furrave të bukës në Gazë kanë ndërprerë funksionimin, ndërsa të tjerat janë në prag të mbylljes për shkak të mungesës së derivateve. Mungesa e ujit ka krijuar një krizë pasi mungesa e derivateve ka mbyllur puset dhe impiantet, duke lënë 90 për qind të popullsisë së Gazës pa qasje të sigurt për ujë", thuhet në kumtesën e transmetuar nga Al Xhezira.
Në kumtesë, gjithashtu, theksohet se programet për menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimit të rrugëve janë ndërprerë kryesisht pasi komunat kanë prioritet derivatet për funksionimin e ujësjellësit.
Shtoi se bllokada e dhënies së ndihmave ka krijuar një krizë të rëndë shëndetësore dhe ekologjike, veçanërisht në kushtet e rritjes së temperaturave.
U publikua edhe se mungesa e barnave dhe furnizimeve mjekësore ka prekur në mënyrë shtesë 150.000 pacientë me sëmundje kronike dhe të plagosur, ndërsa sistemet e transportit dhe komunikimit pothuajse janë shkatërruar. rq/
Foto: arkivi i MIA-s